Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të Drenasit

156
fresco
zgjedhjet-drenas-8385
midle

Sot nga ora 07:00 qytetarët e Drenasit me të drejtë vote, do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e Komunës, ku në raundin e dytë, në garë janë Ramiz Lladorvci nga PDK dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë kryer të gjitha përgatitjet në organizimin e procesit zgjedhor në Drenas, proces ky i cili do të vëzhgohet nga 1000 vëzhgues të akredituar, raporton KosovaPress.

Të drejtë vote kanë 52 mijë e 569 të votues, të cilët janë të shpërndarë në 28 qendra votimi me gjithsej 72 vendvotime.

Vendvotimet do të hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Në zgjedhjet e mbajtura më 4 dhjetor, garonin: Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga Nisma, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga Fjala, Elmi Thaqi nga AKR dhe Xhavit Drenori i pavarur. Asnjëri nga kandidatët nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedh kryetar i Drenasit, ndërsa garën në balotazh e kanë vazhduar dy kandidatët më numrin më të madh të votave, Ramiz Lladorvci nga PDK dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma.

Comments