Sot pritet të zyrtarizohet prefiksi +383 për Kosovën, Serbia e quan kod rajonal

200

Unioni Ndërkombëtar i telekomunikacionit (ITU) sot pritet ta botojë buletinin e vet në të cilin duhet të publikojë se Kosovës i është ndarë numri thirrës treshifror +383.

Kosova këtë numër e ka marrë me lejen e Serbisë. Ministri serb i telekomunikacionit Rasim Lajiq më 3 dhjetor i ka dërguar një letër ITU-së në të cilën ka theksuar se jep pëlqimin për numrin thirrës treshifror 383 për rajon in gjeografik Krahina Autonome e Kosovë – Metohisë.

Në këtë korrespondencë, shkruan Novosti, Lajiq ka përkujtuar se n nakset teknike të buletinit Kosova përmendet t si “Kosovo*” me fusnotë : “Ky emërtim nuk e prejudikon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.

Comments