Sot takim Ahmeti – Rama

262

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot në Shkup do të takojë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, shkruan Gazetar Ekspres.

Marrim vesh që tema bisedimi do të janë zgjedhjet e sapopërfunduara lokale në Maqedoni, zbatimi i Deklaratës së Përbashkët të partive parlamentare shqiptare si dhe integrimi euroatlantik.

Rama po qëndron në Shkup për të marrë pjesë në samitin e 100 bizneseve më të mëdha të Evropës juglindore bashkë me kryeministrat e vendeve të rajonit.

Comments