Sot “zbret” në fushë treshja Neymar-Mbappe-Cavani

325
fresco

Treshja sulmuese e Paris SG me tre yjet Neymar, Kylian Mbappé dhe Edinson Cavani, bëjnë pjesë për herë të parë në grupin e 18 lojtarëve qe do te luajnë në transfertën në Metz të premten, ka bërë të ditur klubi në Twitter. Cavani dhe braziliani Neymar, të cilët kanë luajtur me kombëtaret e tyre këtë jave, do të jenë të gatshëm për lojë. Kylian Mbappe, i ardhur në Paris për shumën e 180 mln euro ka rastin për herë të parë që të luaje me fanellën e PSG në një ndeshje zyrtare, pas golit të tij të pare me ekipin e Francës të enjten e kaluar ndaj Holandës.

Comments