SPA: Profesorët ende presin rrogën e korrikut

200

 

Sindikata e Pavarur e Arsimit, ankohet për vonesën e rrogave në këtë sektor. Edhe pse ka kaluar afati ligjor për dhënien e rrogave, në arsim, ende nuk janë paguar rrogat e korrikut.

“Është  e pahijshme që në një vend që apsiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian, punonjësit të luten të marrin rrogën e fituar me punë të ndershme. Është 18 gusht dhe të punësuarit në arsim ende nuk e kanë marrë rrogën e korrikut.  Është pikëpyetje nëse të njëjtën do ta marrim të hënën, më 20 gusht. Në ligjin për marrëdhënie pune, qëndron qartë se afati i fundit për pagesën e rrogave, është më së voni data 15 e muajit , por për fat ët keq. Rregullativa ligjore nuk respektohet në sektorin e arsimit” – tha kryetari i Sindikatës së pavarur të Arsimit, Tomisllav Gievski.

Sindikata e Pavarur e Arsimit, kërkon që MASH dhe komunat, të përgjigjen për degradimin e punonjësve arsimorë.  Thonë se nuk marrin as honorarë plotësues e as kompensim, pra për ta , rroga edhe pse e ulët, është i vetmi mjet për ekzistencë. 

Comments