SPAK heton tenderat, Berisha akuzon Ramën dhe Ballukun për ndarje parash

62
fresco

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale videon e kryeministrit Edi Rama, nga intervista e dhënë këtë të shtunë për programin në shqip të Deutsche Welle.

Gjatë kësaj interviste, kreu i qeverisë u pyet për marrjen e zv/kryeministres Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, për shkelje të barazisë në tendera. Rama u shpreh se “drejtësia ka punën e vet”, duke shtuar se nuk kishte komente të tjera.

Nga ana tjetër, lideri i opozitës Sali Berisha shkruan në videon e publikuar në rrjetet sociale se Rama dhe Balluku kanë ndarë paratë bashkë, ndaj kryeministri shmang komentet për këtë çështje.

“Nuk ka asnjë koment sepse kanë ndarë paratë bashkë!!”, shkruan Berisha.

Comments