Spasov: LSDM të bëjë koalicion parazgjedhor me Rufi Osmanin, BESA dhe Unitetin
Është koha që LSDM dhe koalicioni të mendojnë në shpirtin e këtij radikalizmi për një koalicion serioz parazgjedhor me parti nga blloku opozitar në atë që ne e quajmë ‘kampi etnik shqiptar’, shkroi Gjorgji Spasov në shkrimin e tij të fundit, transmeton TetovaSot.
“LSDM duhet që të bëje tentime serioze për të krijuar një koalicion parazgjedhor me partinë e Rufi Osmanit e cila fiton dhe deri në 380 mijë vota, me Lëvizjen Besa, e cila në anketa tashmë ka përkrahje më të madhe se PDSH dhe me partinë e Gëzim Ostreni, Uniteti. Të bashkuar me to në listat zgjedhore do të mund që të provokojnë nacionalizmin maqedonas dhe shqiptar, por kjo gjë do të jetë një shenjë serioze se janë të përgatitur që atë nacionalizëm ta kundërshtojnë dhe se diçka me të vërtet po ndryshon në Maqedoni. Dhe kjo gjë do të jetë garanci se bashkërisht me to fitojnë edhe në shumë qytete në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në muajin prill të vitit të ardhshëm.
LSDM-ja ka mundësi, për dallim prej konservatorëve të DPMNE-së, që të afroje ndryshime radikale demokratike, ide të reja dhe shpresë se po dalim nga tuneli ku jemi futur me vite.”, theksoi Spasov.