Spasovski: E arritëm qëllimin, Grujovski e Boshkovski u arrestuan, do të gjykohen me drejtësi

220

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski është pyetur sot rreth ekstradimit të Goran Grojovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të cilët janë ndaluar nga autoritetet greke. Ai ka thënë se qëllimi prioritar ishte që të sigurojnë drejtësi për këtë rast.

“Pa marrë parasysh se ku do të ishin, në cilindo shtet që të gjendeshin ne do të mund të kishim qasje në sigurinë e tyre, që drejtësia të vihet në vend. Në këtë aspekt e kemi arritur qëllimin. Boshkoski dhe Grujevski janë në paraburgim, e presim edhe ekstradimin që të mundet këtu para gjykatave maqedonase në procedurë transparente të dëshmohet faji, gjegjësisht ata të dëshmojnë se nuk janë fajtor”, ka thënë Stasovski, përcjell SHENJA.
Miinstri Stasovski ka folur edhe për spekulimet se dy ish-drejtuesit e MPB-së mund të kenë informacione sekrete që mund t’i nxjerrin. “Dihen të gjitha detajet për punën e tyre nga materialet e publikuara në projektin ‘E vërteta për Maqedoninë”, shtoi ministri Spasovski.

Comments