Spasovski: Hetuesi i PSP-së e ka fotografuar objektin e Mijallkovit



Hetuesi i PSP-së është arrestuar pasi është vërejtur nga sigurimi i ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, duke e fotografuan objektin e këtij të fundit. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në konferencën për media para pak çastesh.
Ai informoi se gati dy të tretat e dokumentacionit që është lëndë nën hetim të PSP-së, është marrë. Mbetet edhe një e treta që do të mirret kur të krijohen kushtet për këtë dhe kur të vijë përfaqësuesi i “Erikson”, prodhuesi i pajisjes, shtoi Spasovski.
Spasovski tha gjithashtu se objekti i DSK-së është i siguruar njejtë sikurse MPB-ja, dhe se pajisjet që gjenden në godinën e DSK-së janë në mbikqyrje të MPB-së.