Spasovski: Maqedonia do të jetë shtet ligjor, institucionet do të punojnë në shërbim të qytetarëve!

202
fresco

midle
spasovski

Në përmbytjet e gushtit këtu në sipërfaqe ka dalë gjithë paaftësi e pushtetit lokal, të qytetit dhe qendror. Për shkak të fatkeqësisë  e cila i goditi banorët e këtij rajoni, ata ende nuk munden të kthejnë në normal  jetën e tyre të  përditshme.

Në vend të veprimit vendimtare të të gjitha institucioneve për mbrojtje, publiku ka qenë dëshmitar të sjelljes amatore, të selektivitetit të partisë në ndihmën,  të populizmit të lirë të kuadrove të VMRO-DPMNE-së, të udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe Nikolla Todorov.

Është e papranueshme që qytetarët  të mos e kanë ndihmën e shtetit kur u duhet më shumë. Prandaj në Planin për jetë në Maqedoni, qytetarët  do të jenë segmenti më i rëndësishëm i çdo institucioni shtetëror. Do të ndërtojmë institucionet e shkatërruara  dhe ata do të punojnë në shërbim të qytetarëve, sepse institucionet  ekzistojnë për qytetarët dhe jo anasjelltas.

Kurrë më nuk do të lejojmë pakujdesi nga ana e shtetit ndaj qytetarëve të vet. Shërbimet publike do të jetë të arritshme për të gjithë, mbrojtja sociale, shëndetësore dhe mbrojtja e sigurisë do të jetë në dispozicion të çdo qytetari në mënyrë të barabartë.

Kurrë më nuk do të lejojmë për të përsëritur imazhet që kemi parë këtu, kur paratë dhe ndihma për dëmet janë shpërndarë me urdhër  të partisë. Për këtë duhet vendosur institucione të pavarur dhe profesionale, jo shtabet partiake apo funsionarët lokalë të parties. Apo të shikojmë imayhet kur njerëz të afërt me partinë kanë marrë ndihmë edhe pse nuk pësuan dëme nga përmbytjet.

Të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime në këtë dhe në të gjitha rastet e tjera do të duhet të mbajnë përgjegjësi. Çdokush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi për veprimet pa kompromis. Maqedonia do të jetë shtet ligjor në të cilin të gjitha institucionet do të punojnë në favor të qytetarëve.

Policia do të jetë partner dhe shërbim për qytetarët dhe të punësuarit në polici gjithmonë do të jenë atje ku ka nevojë nga ndihma urgjente. institucionet kryesore shtetërore do të punojnë në dy ndërrime, deri në orën 20 kështu që  çdo qytetar të jetë në gjendje në kohë për të përfunduar nevojat e vet.

Institucionet shtetërore do të mbrojnë  të drejtat  dhe liritë e qytetarëve dhe jo si deri më tani vetëm interest e një familjeje. Qytetarët do të kenë qasje për të marrë  edukim cilësor, shëndetësi moderne dhe gjyqësi efikase. Dhe për këtë arsye, më 11 dhjetor, qytetarët do të japin mbështetje masive për të kthyer mbrojtjen, drejtësinë dhe jetën në Maqedoni.

Comments