Spasovski: Më shumë luftë kundër korrupsionit

239
fresco

Edhe pse dhjetëra raporte të Komisionit Evropian në fokus vendosin luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje së fundi edhe si parakusht për datën e bisedimeve për anëtarësim në BE, Qeveria lavdërohet se ka arritur sukses të dukshëm në këtë fushë. Madje deklaratat e tyre vijnë në prag të procesit të “screeningut” të paralajmëruar nga komisioneri Johanes Hahn. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski duke mohuar të tregojë për kapacitetet e MPB-së për t’u përballur me krimin e organizuar, thekson se dikasteri Brendshëm po vepron profesionalisht dhe në drejtimin e duhur.

“Jemi të vetëdijshëm se rruga deri tek suksesi është e rëndë dhe me pengesa, por do të doja të ju kumtoja besimin tim se MPB-ja është duke bërë hapat e duhur për t’i arritur rezultatet e nevojshme me angazhim dhe profesionalizëm maksimal. Pikërisht rezultatet e arritura vërtetojmë se jemi në rrugën e duhur”, deklaroi ministri i Brëndshëm Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

I dyti i dikasterit të Drejtësisë, Oliver Ristovski derisa mohon të flas për nevojën e rritjes së buxhetit të Prokurorive dhe organeve të ndjekjes penale me qëllim luftën fleksibile ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, pranon se prokurorët kanë vështirësi në përditësimin e aftësive për të luftuar këtë fushë.

“Duke pasur parasysh obligimin ndaj krimit financiar dhe veprave penale që dalin nga korrupsioni i nivelit të lartë, njëra ndër sfidat ishte edhe përforcimi i kapaciteteve personale të prokurorëve për ballafaqimin e tyre me informacionet në kohën e duhur dhe me sukses dhe në kohë t’i menaxhojnë procedurat para-hetimore që kanë të bëjnë me veprat penale të karakterit financiar dhe të krimit organizuar”, tha Oliver Ristovski, Zëvendësministër i Drejtësisë.

Përfaqësuesit e BE-së vlerësojnë se është koha e duhur që pasuria e fituar në mënyrë jo ligjore të kthehet në arkën shtetërore.

“Konfiskimi i pasurisë është njëra ndër strategjitë kryesore të BE-së në luftën kundër krimit të organizuar. Është njëra ndër pikat e brendshme të strategjisë Evropiane për siguri, e konfirmon nevojën për kthimin dhe menaxhimin e pasurisë dhe t’i godasim kriminelët aty ku u dhemb më së shumti. Jemi të vetëdijshëm se ndërtimi i trasesë për konfiskimin, kthimin dhe menaxhimin e pasurisë është një mision i vështirë i cili duhet të përditësohet edhe në disa shtete Evropiane”, vlerësoi Jaromir Leviçek, përfaqësues i BE-së.

Anketat e vitit të kaluar kanë dëshmuar se rreth 600 mijë qytetarë kanë pasur përvoja me korrupsion të llojit: mitdhënie, favore ose dhurata të vlefshme. Studimet kanë zbuluar se qytetarët shqiptarë janë më të përfshirë në dukurit korruptive.

Comments