Spasovski: Ndihmë shtetërore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (PLT)

233
fresco

midle
133468682

Bartësi i listës së kandidatëve të LSDM-së dhe Koalicionit “Për jetë në Maqedoni” nga Njësia e dytë zgjedhore Oliver Spasovski dhe kandidatët për deputetë sot në Kumanovë prezantuan masa nga programi dedikuar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ai para qytetarëve në Kumanovë tha se pas shkatërrimit 10 vjeçar të ekonomisë së vendit, bartësit e VMRO-DPMNE-së, para zgjedhjeve ofrojnë një ndihmë të rrejshme për ndërmarrjet e vogla e të mesme.

“Pas shkatërrimit shumë vjeçar të arsimit dhe shëndetësisë, sot Nikolla Todorov po premtom 70.000 punësime të reja. Të gjitha të ashtuquajturat projekte të Todorovit dhe VMRO-DPMNE-së në këto dhjetë vitet, nënkuptonin vetëm shkatërrimi i çdo aspektit të jetës, sidomos në ekonominë. Për shkak të politikave të VMRO-DPMNE-së në Maqedoni sot mijëra kompani kanë llogari të bllokuara dhe një tjetër pjesë prej tyre janë para mbylljes”, tha Spasovski.

Në vend të projekteve të dështuara, shtoi ai, LSDM-ja përmes Planit për jetë në Maqedoni ofron ndihmë të vërtetë dhe të konsiderueshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Ndërmarrjet vendore janë motori i ekonomisë së përgjithshme dhe për këtë arsye angazhohemi për të siguruar ndihmë shtetërore në shumën prej 140 milionë euro të dedikuara për ndërmarrjet e vogla e të mesme. Idetë më të mira të biznesit do të mbështesim me 10.000 euro fonde të ndihmës grant do të mundësojmë hapjen e një kompanie me kapital aksionar prej vetëm një euro”, potencoi Spasovski.

Ai para kumanovarëve tha se për të mbështetur kompanitë e reja do të hapin start-up qendrat, ku kompanitë e reja do të përdorin hapësirë të lirë dhe të komunalie të lira, shërbime ligjore dhe të kontabilitetit.

“Në vend të dënimit të kompanive, do të shkurtojmë për gjysmë gjobat dhe përsëri do të kthejmë paralajmërimet. Inspektorët do të shkruajnë gjoba nëse shkeljet kanë ndodhur në të vërtetë, jo nga hakmarrja ose për shkak të pronarëve të partive të papërshtatshme. Kompanitë vendore janë motori i rritjes së ekonomisë dhe ne ata shohim partnerë në ndërtimin e një standardi më të lartë jetese. Nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duam të krijojmë kompani të respektuara që do të lëvizin rritjen e ekonomisë. Më 11 dhjetor votojmë për Planin e jetës në Maqedoni duke sjellë ndryshim, sepse çdo njeri meriton të jetojë, të punojë dhe të punësohet këtu në Maqedoni”, tha Spasovski.

Ai tha se kompanitë vendore janë nxitës  i rritjes ekonomike dhe shtoi se do të krijohen firma respektabile të cilat do ta lëvizin rritjen e ekonomisë.

Comments