Spasovski: Në kompjuterët e DSK-së, ka gjurmë nga të gjitha bisedat e përgjuara



“Sistemi i kompjuterit, nuk bën dallim mes legales dhe ilegales, por ai krijon data-bazë dhe i nënvizon të gjitha numrat telefonik të cilat janë të vendosur për t’u përgjuar “, deklaroi ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në emisionin “360 Shkallë”.
Ai tha se mënyra e vetme që ta parandalojë zbatimin e urdhrit gjyqësor që e ka PSP-ja është që dikush nga DSK fizikisht ta shkatërrojë pajisjen, për atë që Spasovski, tha me bindshmëri se diçka e tillë nuk është e mundur të ndodhë.
Njeriu i parë i policisë tha se kontrolli i brendshëm do të inspektojë në lidhje me atë se vetëm dy persona kanë leje që të kyçen në sistemin, dhe të njëjtët, në momentin që PSP-ja ka hyrë në DSK, ata janë jashtë vendit në udhëtim zyrtar.