Spasovski: Nuk do të ketë tensione dhe përçarje (VIDEO)

212

Ministri i Brendshëm Oliver Spaskovski, i pyetur nëse ka indikacione për përçarje te shqiptarët me qëllim që të mos ketë sukses referendumi, tha që nuk pret që të ketë skenarë të tillë në asnjërin grup prej etniteteve që jetojnë në Maqedoni. Spasovki në emisionin 360 që do të emetohet sonte në orën 22 në Alsat tha se deri tani janë paraqitur disa raste për kërcënime ndaj qytetarëve për të mos dal në referendum. Ai gjithashtu thekson se gjithmonë ekziston rreziku për përshkallëzim të vendit nga fuqitë e mëdha për shkak të pozitës gjeostrategjike të Maqedonisë.

Unë nuk shoh arsye, dhe analizat e tregojnë që ne nuk mund të kemi prishje të marrëdhënieve ndëretnike apo ndonjë indikator që dikush t’i manipulojë ndonjë komunitet etnik, shqiptarët apo cilëndo tjetër apo procedurat që po ndërmerren për referendumin. Nuk mund të jeni kundër një etnikumi dhe nga të njëjtit në të njëjtën kohë të kërkoni që të jenë anëtarë të NATO-s dhe BE-së. Kemi pasur raste konkrete ku tani më paraqitur kërcënime për të mos dal në referendum, andaj edhe kam dhënë mesazh publik që t’i inkurajojmë qytetarët që të paraqesin parregullsisë”- u shpreh Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Comments