Spasovski për vizitë në SPB Shkup: Situata në qytet është stabile

109

Moebel THEMA

spasovski

Situata në qytetin e Shkupit është stabile, siguria është mirë, të gjitha kapacitetet e Sektorit për punë të brendshme janë vendosur në dispozicion të ruhet qetësia, siguria, rendi dhe paqja publike në qytet.

Këtë sot e theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas vizitës së SPB Shkup në të cilën u informua për gjendjen e sigurisë në qytet.

“Në SPB Shkup më informuan rreth gjendjes së sigurisë dhe problemet me të cilët ballafaqohet Sektori, e ato janë mungesa e shumë policëve. E dimë se SPB Shkup edhe sipas vëllimit të aktiviteteve edhe sipas rëndësisë dhe territorit që e përfshin është shumë përpara se të gjithë sektorëve në Republikën e Maqedonisë”, tha Spasovski.

Theksoi se do të duhet të bëhet edhe reformë sistemore lidhur me SPB, me qëllim, siç tha, të fitojë më shumë rëndësinë dhe të punohet në sigurimin e sa më shumë njerëzve që është mundur.

Në pyetjen e gazetarë për personat e kthyer nga vendet e huaja si nga Italia dhe Lindja e Afërt dhe për situatën në Maqedoni me krizën e refugjatëve Spasovski tha se ka persona të kthyer nga Siria, por pas përpunimit operues dhe disa njerëz të arrestuar të cilët kanë paraqitur kërcënim për sigurinë, nevojitet risocializim i këtyre njerëzve.

“Gjithsesi se radikalizmit i njerëzve në Maqedoni dhe rajon paraqet rrezik potencial, megjithatë shteti duhet të punojë në mënyrë parandaluese, sa është e mundur më shumë njerëz të pranohen përmes trajnimeve për uljen e radikalizmit. Edhe më me rëndësi është se si të bëhet risocializimi i atyre të cilët kanë qenë atje. Për secilin për të cilin ekziston dëshmi se ka marrë pjesë në aktivitete dhe paraqet rrezik sigurie për RM, organet kompetente do të ndërmarrin masa”, tha Spasovski.

Problemi me krizën e refugjatëve, siç tha, është në vatër, në Siri dhe vendet nga të cilat vijnë refugjatët.

Lidhur me ndërrimet kuadrovike në MPB tha se ka kufizime ligjore të zhvendosjeve horizontale të cilat mund të jenë më së shumti dhjetë për qind nga mesatarja e zhvendosjes në vitin 2015 dhe do të lëvizin në ato korniza.

Në pyetjen për rastin e atentatit të presidentit Kiro Gligorv, Spasovski, tha se ende kjo lëndë nuk është hapur dhe se punohet, por nuk ka përfundim.

Comments