Spasovski: Qytetarët dhe policia të bashkëpunojnë për siguri më të madhe në komunikacion

161

Janë shtuar kontrollet në trafik dhe gjendja e sigurisë , në përgjithësi dhe në Kumanovë edhe në këtë rajon është stabile, vlerësoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Spasovski tha se ka intensitet të rritur të automjeteve në Kumanovë gjatë periudhës së verës, që i referohet valës së shtuar të njerëzve të cilët kthehen nga puna në Kumanovë. Bëri thirrje për vetëdije më të madhe tek vozitësit dhe tek qytetarët dhe theksoi se policia është në terren, vepron në mënyrë preventive në raport me rregullimin e komunikacionit dhe se kontrolli është përforcuar në njëzet ditët e fundit.

Ai shtoi se policia e Maqedonisë po ndërmerr masa me qëllim të sigurisë më të madhe, jo vetëm në Kumanovë por edhe në tërë territorin e vendit dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të madh të qytetarëve me policinë.

Comments