SPASOVSKI: QYTETARËT DO TË VENDOSIN PËR PLANIN PËR JETË NË MAQEDONI


Bartësi i listës zgjedhore nga Njësia e dytë zgjedhore e Koalicionit të udhëhequr nga LSDM, Oliver Spasovski dhe kandidatët për deputetë nga kjo njësi zgjedhore sot mbajtën konferencë shtypi në sheshin e qytetit në Kumanovë ku porositi se më 11 dhjetor qytetarët do ta zgjedhin Planin për jetë në Maqedoni.
Të rinjtë, theksoi, do të vendosen për Planin për jetë në Maqedoni dhe do të vendosin të mbeten këtu. Do të ketë ndihmë për kompanitë vendore, për projekte të vërteta, ndërsa jo për premtime të rrejshme.
“Qytetarët do të vendosin të ketë drejtësi për të gjithë, të ketë drejtësi dhe drejtësi për çdo qytetar. Më 11 dhjetor të bashkuar do të vendosin të zgjedhin jetë dhe drejtësi në Maqedoni”, porositi Spasovski.