Spasovski – qytetarëve: Duroni deri në dhejtor, vjen qeveria që do kujtojë për ju

179

Moebel THEMA

1

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski vizitoi fshatrat Lisiçe dhe Jabolçishtë e Poshtëm në Komunën e Çashkës.

Nuk ka vende pune, ikja e qytetarëve po rritet, ishin fjalët e para të rinjve të cilët kërkojnë se si të planifikojnë për të ardhmen e tyre vendlindje, transmeton TetovaSot.

Lëvizja nëpër fshat bëhet e vështirë për shkak se rrugët janë të këqija.

“Qeveria e Gruevskit nuk kujdeset për qytetarët. Ata kujdesen për interesat e tyre, me anë të tenderëve që po pasurohen”, tha Spasovski.

Ai gjatë vizitës së tij sot u tha qytetarëve se duhet të qëndrojnë dhe të kenë durim deri në ardhjen e qeverisë së re më dhjetor, ku edhe janë planifikuar të mbahen zgjedhjet e parakoheshme parlamentare.

Comments