Spasovski: Rreziqet e sigurisë, nuk anashkalohet Maqedonia

182
fresco
midle
Maqedonia, me pozitën dhe përcaktimin strategjik që ka integrimi në strukturat euroatlantike, as nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë e anashkaluar nga format dhe llojet e ndryshme të rreziqeve të sigurisë.
Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spsovski, në debatin e sotëm me temë“Funksionimi i sistemit të sigurisë i Republikës së Maqedonisë në krizë dhe gjendje të ndërlikuar të sigurisë, menaxhimi dhe ballafaqimi me kriza”, të organizuar nga Fakulteti për Siguri në Shkup.
“Vala e migrantëve e vitit të kaluar nga Lindja e mesme nuk jep aspak shpresë për shuarje të shpejtë të kësaj vatre. Ashtu si edhe tragjedia e gushtit, kur natyra për një çast u mori jetën dhjetëra bashkëqytetarëve, që është një paralajmërim se nuk kemi të drejtë të lirohemi apo të mbështetemi në faktorë tjerë apo lloje tjera të ndihmës, pasi ndihma ndoshta do të vijë, por më me rëndësi është të vlerësohet koha paraprakisht, të paralajmërohet dhe veprohet. Është me rëndësi ndërtimi i konceptit fleksibil, efikas dhe teknikisht i modernizuar i sigurisë në nivel institucional”,– tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
“Sistemi aktual i sigurisë nuk jep përgjigje adekuate ndaj rreziqeve, prandaj është i nevojshëm rikrijimi i sistemit të tërësishëm të sigurisë në vend, pasi aktualisht një pjesë e sistemit ndodhet në aparatet e frymëmarrjes artificiale”,- theksoi Marjan Gjurovski nga Fakulteti për Siguri-Shkup.
Sait Saiti nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë u ndal në përvojën e krizës me migrantët dhe vërshimet në vend, duke theksuar rolin e sektorit joqeveritar.
“Një segment, i cili është shumë i rëndësishëm  për funksionimin e sistemit të sigurisë, është shoqëria qytetare, shoqëria civile nuk merret parasysh, mendoj se duhet ta kemi parasysh kur flasim për sistemin e sigurisë”,- u shpreh sekretari i përgjithshëm në Kryqin e Kuq, Sait Saiti.
Kur është në pyetje siguria e vendit, u theksua nevoja edhe për reformimin e shërbimeve sekrete, përfshi kontrollin e sigurisë dhe shërbimeve të zbulimit dhe kundërzbulimit.
Comments