Spasovski: Vota për BESËN është votë për Gruevskin (VIDEO)

254


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliveri Spasovski ka kritikuar koalicionin e Aleancës për Shqiptarët me Lëvizjen BESA, duke theksuar se me këtë – partia e Ziadin Selës është vënë në anën e VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit, ashtu sikurse edhe partia e Bilall Kasamit.
Spasovski tha se ky qëndrim i tij është i bazuar nga informatat në terren, por nga ana tjetër i pyetur për koalicionin e partisë së tij me BDI-së e cila ishte në koalicion me VMRO-së tha se koalicioni me partinë e Ahmetit është i vendosur mbi parime të qarta.

“Koalicioni ASH-BESA-VMRO është i pakuptimtë sepse është bërë në rrethin e dytë zgjedhore dhe me këtë, ata u vunë në anën e partisë së Gruevskit”, ka thënë ministri Spasovski në emisionin “360 gradë” në Alsat-M

Comments