Shkup, 12 nëntor – SPB Tetovë njofton se dje (11.11.2025) në periudhën nga ora 11:00 deri në 16:00, zyrtarë policorë të SPB Tetovë në bashkëpunim me punëtorët socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë vepruan sipas planit për marrjen e masave dhe aktiviteteve për pengimin e lypjes.
Me këtë rast, siç thonë nga SPB Tetovë, në orën 12:20 në rrethrrotullimin e rrugës “Iliria” dhe rrugës “Ilinden” në Tetovë është gjet duke lypur N.F.(42) nga Tetova, ndërsa në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” në Tetovë është gjet duke lypur M.D.(19) nga Koçani, e cila ishte me dy fëmijët e saj të mitur të moshës katër dhe një vjeç.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ato janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme”, thonë nga SPB Tetovë.

