Specialja në pengesa të reja, shtyhet procesuimi i lëndës ‘Fortesa’



Seanca e parë gjyqësore për rastin “Fortesa” u prolongua për më 17 janar. Shkak i shtyerjes ishte mungesa e njërit prej të akuzuarve si dhe mosmarrëveshjeve mes Prokurorisë Speciale dhe gjykatës për shfrytëzimin provave të klasifikuara. Pala mbrojtëse ka instistuar që Specialja të marrë leje nga DSK-ja për përdorimin e provave të klasifikuara.
Ndërkaq Prokuroria Speciale insistonte se ligjërisht nuk ka nevojë për një gjë të tillë, pasi kështu vehen në pikëpyetje gjithë rastet e tjera ku nuk është kërkuar deklasifikimi i provave.
Ish shefi i drejtorisë së pestë Goran Grujovski së bashku me gjastë të akuzuar të tjerë të kësaj drejtorie, ngarkohen me veprat falsifikim dhe shkatërrim të dokumenteve zyrtare ku figurojnë të gjitha të dhënat se kush është përgjuar, kur është përgjuar dhe se si janë shkatërruar dy pajisjet e përgjimit për të cilat poashtu ka dhënë urdhër gojor Goran Grujovski me arsyetimin se janë vjetruar.