Spërkatje e jashtëzakonshme kundër mushkonjave në rajonet e vërshuara

227
fresco
midle
Nesër në periudhën prej orës 5:00 deri në orën 9:00 do të realizohet spërkatja e jashtëzakonshme me aeroplan kundër formave të rritura të mushkonjave në rajonin e vërshuar, përkatësisht nga Buteli deri në Ilinden, Haraçinë, Hasanbeg, Stajkovc, Straçincë, Creshevë, Inxhikovë, Viniçe, Smilkovc dhe në vendbanimet e tjera të cilat janë vërshuar, nëse kushtet atmosferike e lejojnë këtë.
Siç kumtuan nga Qyteti i Shkupit, spërkatja e caktuar për sot është shtyrë për shkak të kushteve jostabile atmosferike dhe erës së fuqishme e cila pengonte fluturimin e aeroplanëve dhe shpërndarjen e mjeteve për dezinfektim.
Nga Qyteti rekomandojnë që bletarët t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.
Comments