Spilios Spiliotopullos, ministri grek që pranoi çështjen çame



Si e korigjoi me urgjencë ambasada greke, deklaratën e ish-ministri helen të Mbrojtjes, i cili u bë zyrtari i parë i Athinës, që përshendi qëndrimin e popullit shqiptar, gjatë Luftës se II Botërore, kohë kur lindi edhe Ligji i Luftës
Ka ndodhur që një ministër grek të kërkojë ndjesë për ligjin e luftës me Shqipërinë dhe pasojat që ka sjellë ky ligj që përmblidhen në çështjen e pazgjidhur të popullsisë së Çamërisë. Në korrik të vitit 2004, ishte ministri grek i Mbrojtjes, Spilios Spiliotopullos, i cili falenderoi Shqipërinë për rolin e saj gjatë Luftës së Dyrtë Botërore, duke kërkuar ndjesë për mënyrën se si
shteti grek ishte sjellë me shqiptarët përgjatë 70 viteve, lidhur me këtë çështje. Ishtë fjala për ligjin e luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, që grekët nuk duket se djehen krenarë por vazhdojnë ta mbajnë në fuqi për ti dredhuar zgjidhjes së çështjes çame. Ishte dhe është pikërisht ky ligj i luftës që ka penguar dhe vazhdon të pengojë popullsinë çame, të kthehet në trojet e veta në Çamëri.
Më 9 korrik 2004, ministri grek i mbrojtjes, Spilios Spiliotopullos, vizitoi Shqipërinë. Gjatë takimit me presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Alfred Moisiu, ministri grek i Mbrojtjes në qeverinë Karamalis, falenderoi popullin shqiptar për qëndrimin e mbajtur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ja si e paraqiste presidenca takimin mes Mosiiut dhe Spiliotopulos: “Ministri grek i Mbrojtjes, Spiliotopullos vuri ne dukje se niveli aktual i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka bazën në miqësinë e vjetër mes dy popujve, duke nënvizuar me mirënjohje faktin e njohur historik të qëndrimit të popullit shqiptar ndaj atij grek, gjatë Luftës së II Botërore. Unë do të deshiroja t’u beja një falenderim të madh, një falenderim historik për qëndrimin, që populli juaj ka mbajtur gjatë Luftes II Botërore”, citohet të jetë shprehur Ministri grek i Mbrojtjes, sipas njoftimit për shtyp të presidencës, më 9 korrik 2004.
Deklarata e ministrit grek të mbrojtjes, e rrëzoi argumentin e shtetit të tij për ekzistencën e ligjit të luftës me Shqipwrinë dhe pasojat që shkakton.
Por një ditë më parë, ambasadori grek në Tiranë doli në media me një deklaratë ku përpiqej të korgjonte ministrin e Mbrojtjes duke theksuar se ky i fundit paska falenderuar vetëm Spiro Moisiun, babain e presidentit shqiptar të asaj kohe, Alfred Moisiu. Ishte një qëndrim tipik grek. Megjtihatë, deklarata e ministrit të Mbrojtjes së këtij shteti, mbetet një ndër të paktat raste kur grekët shfaqen të sinqertë me shqiptarët e çamërisë, dhe mbarë opinionin shqiptar, grek e më gjerë lidhur më çështjen çame.
Vizita e tij në Tiranë vinte pak ditë pas momentit kur kryeministri shqiptar i kohës, Fatos Nano dhe ai i Greqisë, Kostas Karamalis, kishin diskutuar gjatë një takimi në Athinë edhe për çështjen çame. Në atë takim ishte vendosur që të ngrihej një grup ekspertësh mes dy vendeve, për të nisur konstatimin dhe më pas zgjidhjen e problemit mes dy vendeve, pra zgjidhejn e çështjes çame. Në të vërtetë kjo nuk ndodhi kurrë.