Spiunohet modeli Z5 nga BMW dhe Toyota, që lansohet më 2018 (Foto)
BMW dhe Toyota janë duke punuar për ‘platformën e një veture të vogël sportive’, që është zëvendësim i Z4 dhe Supra Model.
Megjithëse kompanitë nuk kanë dhënë detaje, spiunët ia kanë dalë ta fotografojnë këtë makinë, që besohet se do të quhet Z5.
Për debutimin e kësaj veture, duhet të pritet deri në fund të vitit të ardhshëm, apo në fillim të 2018-ës.
Është herët të flitet për çmimin, por mendohet se do të fillojë nga 50 mijë dollarë.