Sporti i mundjes vazhdon të mbetet shenjë identifikuese për Komunën e Studeniçanit

279
fresco

Komuna e Studeniçanit e ka trashëgim sportin e mundjes, tani dhe në të ardhmen do të bëjmë të pamundurën që ky sport të vazhdoj të funksionoj dhe të zhvillohet dhe gjithmonë të prodhoj mundësa që të gjithë neve të na bëjnë krenarë thane autoritetet e Komunes dhe ata qe perfaqesojne kete klub prestigjioz dhe me tradite transmeton faktiditor.ch.

Me iniciativë të dashamirëve të sportit të mundjes dhe me përkrahjen e Komunës së Studeniçanit në fillim të vitit 2014 u riaktivizua klubi i mundjes “Studeniçani”. Për një kohë të shkurtër menjëherë kan filluar të na arrijnë edhe rezultatet e njëpasnjëshme.

Mundësit tonë nga çdo pjesëmarrje na kan sjellë medalje, si nga kampionatet shtetërore por edhe nga organizimet ndërkombëtare ballkanike. Klubi ynë në Maqedoni sipas suksesit dhe vlersimit nga Federata e mundjes së Maqedonisë është i radhitur në vendin e 4 në vend për vitin 2017.

Kjo është një sukses i punës së palodhëshme ekipore duke filluar nga kryesia e klubit, trajneri z.Bejtulla Alimi si dhe sportistat tonë të dashur dhe përkrahja e parezervë nga Komuna e Studeniçanit.

Ne sot jemi tubuar që bashkërishtë të ndajmë gëzimin tonë dhe të respektojmë punën e palodhëshme të djemëve tonë të artë dhe të ndajmë nga një mirënjohje dhe nga një dhuratë për sportistët dhe ata që kontribojnë për afirmimin dhe arritjen e rezultateve në sportin e mundjes.

1. Fati Vejseli

2. Zemri Avdili

3. Arben Abazi

4. Asim Beqiri

5. Bislim Murtezani

6. Omer Sejfullahu

7. Basri Jususfi

8. Avdi Jashari

9. Metin Demiri

10. Ramadan Ramadani

Falënderim të veçantë edhe për kryetarin e Klubit te mundjes Studeniçani – Asip Kurtishi dhe Shefket Aliun që në vazhdimësi e përkrahin materialishtë klubin. Urojmë që në vitin 2018 të vazhdojnë sukseset./Faktiditor.ch/.

Comments