Sportisti serb me fanellën “Kosova është Serbi”, ja çfarë i kanë bërë shqiptarët
Në fakt, ai e kishte fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që ishte mbajtur në Eindhoven të Holandës dhe më pas ishte diskualifikuar pas provokimit me fanellë, raporton Zëri.
“Ata ma kanë marrë titullin, por jo edhe medaljen. Në të njëjtin vit jam përballur me situata të ndryshme, në të cilat kanë mundur të shkaktonin incidente serioze, pasi në pishina nuk ka siguri”, deklaroi ai.
“Në Itali kishte arritur një grup i huliganëve me flamurin e Kosovës dhe filloi të më fyente dhe të më kërcënonte. Nuk isha vetëm unë i rrezikuar, por edhe kolegët e mi. Unë e kam bërë këtë me zemër dhe nuk mund të them se kam gabuar. Do ta bëja përsëri nëse do të fitoja medalje të artë në 100 metra flutur”, ka përfunduar Cavic.