Stabiliteti i Ballkanit, stabilitet edhe i BE-në. Mogherini: ka të ardhme në be, por së pari reformat. Hahn: Brukseli e do Ballkanin perëndimor në BE

153
fresco

Forcimi i bashkëpunimit rajonal, ndërlidhjet në Ballkanin Perëndimor si element thelbësor për përshpejtimin e integrimeve evropiane të rajonit dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik, janë mesazhet kryesore nga Samiti i Triestes.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë takimit të realizuar me kryeministrin, Zoran Zaev, ka thënë se fuqishëm e mbështet qeverinë reformuese në Maqedoni dhe se përkrah vendimin për reforma thelbësore dhe integrimin e vendit në BE.

Ajo vlerëson se stabiliteti në Ballkan është stabilitet edhe për BE-në.

“Stabiliteti në këtë rajon është stabilitet politik edhe për ne. Është detyra jonë e përbashkët të kujdesemi që këto shtete të kenë zhvillim të mirë dhe që hap pas hapi ato të mund të lëvizin në drejtim të BE-së”,- deklaroi kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

midle

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pas përfundimit të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Trieste tha se për vendet e Ballkanit ka të ardhme në Bashkimin Evropian, por pasi të kalohen reformat e duhura.

“Së pari duke e ruajtur një perspektivë të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Që të gjashtë partnerët në Ballkanin Perëndimor qartazi duan të jenë më të integruar në Bashkimin Evropian. Populli dhe rajoni qartazi mbështesin perspektivën e BE-së të vendeve të tyre dhe nga ana jonë, e BE-së, kemi vendosur që ta mbajmë dorën e hapur dhe të garantojmë që ka të ardhme në bashkimin tonë për secilin për ta. Posa të kalohen reformat e duhura do të jemi konsistencë nga ana jonë”,- theksoi përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini.

Komisioneri europian për zgjerimin, Johanes Hahn, paralajmëroi se vendet ballkanike duhet të bëjnë më shumë për të treguar përkushtimin e tyre për demokracinë dhe sundimin e ligjit në mënyrë që t’i bashkohen bllokut.

“Do të donim të shihnim garanci e sjellje që do të sugjerojnë se vendet kanë përthithur vlerat evropiane. Vlerësojmë përkushtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por anëtarësimi do të bazohet tek meritat. Data nuk është e përcaktuar, gjithçka është në dorë të tyre. Perspektiva e Bashkimit Evropian është të transformojë Ballkanin me qëllimin kryesor, që të pengojë braktisjen e rajonit nga të rinjtë çka do të ulte tensionet nga e kaluara”- tha komisari i BE-sё pёr zgjerim, Johanes Han.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Europian firmosën një marrëveshje historike ekonomike në vlerë prej 1.3 miliard eurosh, e cila do t’i hapë rrugën krijimit të një tregu të përbashkët në rajon.

Comments