Stafi Albin Kurti-it ia nxjerrë në publik ‘koordinatën’ e tij

331
fresco

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ‘shëtitjeve’ në Mitrovicë e Vushtrri, disa orë para mbylljes së qendrave të votimit, arriti pasdite në Prishtinë.

Në postimin që e bëri në Facebook, stafi i tij rrëshqiti duke nxjerrë në publik ‘koordinatën’ e tij për publikimin e një videoje, transmeton Klankosova.tv

“Postone pastaj në fb dhe insta:

Të dashur qytetarë,

këtu nga Kodra e Trimave, në këto orët e fundit të mbetura të kësaj dite të rëndësishme, ju ftoj që të dilni e të votoni.” – ishte postimi i parë, që më pas u ndryshua.

Vizitat e Kurtit në disa komuna ku partia e tij është në balotazh janë komentuar shumë, nëse po shkelet heshtja zgjedhore apo jo. /Klankosova.tv

Comments