Stamboll, përleshje midis policisë dhe protestuesve

298

Policia dhe protestuesit u përleshën sot në rajonin e Beshiktashit në Stamboll pasi një grup i atyre që protestonin tentoi të kalojë drejt sheshit Taksim.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe i parandaloi protestuesit dhe i arrestoi rreth 70 persona. Të gjitha rrugët drejt sheshit Taksim janë bllokuar.

Në të njëjtën kohë policia parandaloi një grup protestuesish të organizuar nga sindikata Disk të vendosin kurorë në Taksim, në vendin ku para 40 viteve në ditën e sotme janë vrarë 34 sindikalistë.

Rreth 30.000 policë janë angazhuar për sigurinë në Stamboll.

Mijëra persona janë në Bakërkoj, ku autoritetet lejuan mbajtjen e mitingut me rastin e 1 Majit. Kordonët policorë janë duke kontrolluar pjesëmarrësit. Sipas mediave turke për herë të parë është duke u zbatuar masa e tillë e sigurisë.

Comments