” Standarde të dyfishta “

729
fresco

Shkruan : Besim Ademi

 

midle

Gjersa shteti me shiqim të llupës vërejton hoxhallarët se kush rastësisht fletë për realitetin e hidhur në Kosovë, se si muslimanët diskriminohen në raport me besimet tjera fetare, ky dosti në foto punon dhe sfidon komunën e Prishtinës nja ashtu edhe shtetin e Kosovës duke ” pastruar ” në kishën e cila u ndërtua nën masa të dhunshme të kohës së luftës. Universiteti i Prishtinës sikurse ka paditur kishën në gjykatë, por fatkeqësisht kjo që sa vite ka hasur në vesh të shurdhër për arsye se nuk trajtohen të gjitha Bashkësitë Fetare në Kosovë të njëjta. Them këtë me faktin që Bashkësia Islame në Mitrovicë dhjetëra herë ka bërë kërkesë për ndërtimin e xhamisë së Ibrit, e cila u shkatërrua nga thundra barbare dhe gjakatare serbe në luftën e fundit. Sikurse kërkesa për largimin e objektit të kishës ortodokse nga toka e Universitetit të Prishtinës, ashtu edhe kërkesat për ndërtimin e xhamisë së Ibrit gjithnjë po hasin në vesh të shurdhër. Nga pamundësia e ekzekutimit të ligjit për të gjithë qytetarët e Kosovës njëjtë nga organet shtetërore, ky dosti në foto ” sfidon ” edhe shtetin e Kosovës. Ky është standard i dyfishtë përbrenda një shteti.

 

Comments