Statovci-Demaj e ambasadori italian flasin për vizat

Zëvendësministrja për Integrim Evropian, Anila Statovci-Demaj priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Në takim u diskutua për proceset të cilat ndërlidhen me agjendën evropiane të Kosovës, nga zhvillimi i politikave gjeostrategjike deri tek lëvizja e lirë dhe Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Sikurse edhe ndikimit të zgjedhjeve ne vendet e BE-s me zhvillimet në Kosovë.
Statovci-Demaj me këtë rast e njoftoi ambasadorin italian për zhvillimet aktuale në kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht avancimit të Kosovës në zbatimin e MSA-së dhe sfidat të dala në proces. Z
Ajo tha se ka pasur zhvillime pozitive në këtë proces dhe Kosova është duke ecur me hapa të duhur me implementimin e MSA-së dhe krahasuar me shtetet e rajonit që kanë kaluar në këtë proces, Kosova është duke qëndruar mirë.
Nga ana e tij, Sardi konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë Italiane për Kosovën dhe posaçërisht për procesin e integrimit evropian pasi që është një metodë e mirë për kultivimin e së ardhmes së shoqërisë në të gjitha sferat dhe të bashkëjetesës së komuniteteve brenda një shteti, transmeton Klan Kosova.