Sterling shpëton Qytetarët, Arsenal, Everton dhe Liverpool “festival” golash, Ok Chelsea

298

Chelsea ka fituar me vështirësi ndaj Swansea-t. Conte kishte zgjedhur të bënte rotacion duke lënë pushim lojtarë të rëndësishëm si Hazard dhe Azpilicueta. Gjithsesi, pas shumë tentativash për të shënuar me Morata dhe Pedro, ishte Rudiger ai që zhbllokoi rezultatin duke shënuar edhe golin e vetëm të ndeshjes ndaj një Swansea që u mbrojt mirë por që nuk arriti të ruante portën e paprekur deri në fund të takimit. Chelsea me këtë fitore ruan vendin e tretë.

Edhe Arsenal me Liverpool që ndodhen pas Chelsea-t kanë arritur të fitojnë me lehtësi ndaj kundërshtarëve të tyre Huddersfield dhe Stoke. Për Topçinjtë ishte një festival golash teksa të besuarit e Wenger shënuan 5 gola ndaj ekipit që është ngjitur këtë vit në Premier League. Shkëlqyen Ozil dhe Alexis Sanchez, të përhershmit për Arsenal ndërsa Liverpool rrezikoi fitoren deri në momentin që u fut në fushë Salah dhe shënoi dy gola duke siguruar triumfin e miqve.

Manchester City ka arritur të marrë një fitore të çmendur me golin në sekondat e fundit të ndeshjes të shënuar nga Sterling. Ishte një sfidë më e vështirë se sa ishte parashikuar, golin e avantazhit të De Bruyne e anuloi Romeu në pjesën e dytë. Dhe kur dukej sikur ndeshja do të përfundonte në barazim ishte, ashtu si një ndeshje më parë, Raheem Sterling ai që i dha fitoren skuadrës së tij me një super gol nga jashtë zone.

Edhe Everton më në fund u rikthye te fitorja dhe njeriu i ndeshjes ishte Wayne Rooney me tre golat e tij. Megjithëse Allerdyce nuk është uluar akoma në stol, influenca e tij u ndie sot në Goodison Park, me vendasit që shpartalluan West Ham me rezultatin 4-0.

Comments