“Stili i lojës së Arsenalit, budallallëk”

308

Ish-trajneri i Kombëtares së Anglisë, Sam Allardyce, e ka kritikuar stilin e lojës së trajnerit të ri të Arsenalit, Unai Emery. Sipas tij, Arsenali zgjodhën taktikën e gabuar për ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Skuadra e Emerys pësuan disfatë me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premierligës. Ata u përballën me kampionët aktualë, Manchester Cityn, përcjell Gazeta Express.

“Është faji i trajnerit. Ata bënë kundër Manchester Cityt pikërisht atë që nuk duhej ta bënin. Çfarë bën Manchester City? Bëjnë presion, presion dhe presion. Atëherë, pse provoni të luani duke u mbrojtur?”, ka thënë Allardyce.

“Edhe vet tifozët e Arsenalit brohoritën kur ata gjuajtën në top në pjesën e fushës të kundërshtarit! Ju nuk mund ta detyroni mendësinë ‘kjo është e vetmja mënyrë për të luajtur’ në këtë vend”.

“Jemi duke u bërë të varur nga kjo taktikë e budallenjtë, ‘të luajmë nga mbrojtja, t’i ndajmë qendërmbrojtësit në dy anët e zonës së portierit dhe të tentojmë të dalim nga pjesa jonë e fushës në këtë mënyrë’”

Comments