Stoltenberg para vizitës në Kosovë thotë se NATO di për ndikimin rus në Ballkan

174

NATO-ja është duke iu ndihmuar qeverive të Ballkanit Perëndimor që t’i ndërtojnë organet e mbrojtjes dhe inteligjencës, në mënyrë që t’iu rezistojnë ndikimeve politike, veçanërisht nga Rusia, ka thënë në Sarajevë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kreu i NATO-s të premten do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Duke folur gjatë vizitës në Sarajevë, ai tha se aleanca është në dijeni të ndikimit të rritur rus në Ballkan dhe intervenimit rus në proceset politike në Mal të Zi.

Comments