Stoltenberg -Vuçiqit: Na vije keq për viktimat e 1999, por NATO bombardoi Serbinë për të mbrojtur civilet

378

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  gjatë një takimi që zhvilloi sot me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, në Bruksel u shpreh se ndjenjë keqardhje për viktimat e vitit 1999 pas bombardimeve të NATO-s.

Ai para Vuçiqit tregoi se qëllimi i bombardimeve ishte për të mbrojtur civilët e pafajshëm, shkruan Novosti, transmeton Indeksonline.

“Na vjen keq për viktimat e pafajshme gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Por qëllimi i kësaj fushate ishte për të mbrojtur civilët, dhe kjo është ajo që ne e bëmë. Humbja e jetëve të pafajshme ishte një tragjedi!”.

Comments