Struga mund të përballet me përmbytje, Komuna apel qeverisë të marrë masa urgjente!

157

 


Struga mund të përballet me përmbytje, Komuna apel qeverisë të marrë masa urgjente!

Komuna e Strugës ka ngritur iniciativë dhe ka drejtuar kërkesë urgjente për pastrimin e kanalit Dollogozhë – Livadhi deri te Qeveria e RM-së dhe ministritë përkatëse. Ky kanal i ndërtuar më shumë se 5 dekada më parë dhe po aq kohë është lënë pa pastruar. Ky kanal paraqet rrezik për përmbytje të vendbanimeve përreth si Dollogozhdë, Livadhi, Novosellë, Bixhovë e tutje. Disa javë më herët Komuna e Strugës ka intervenuar në pastrimin e kanalit në brendësi të fshatit Dollogozhdë dhe ka planifikuar mjete shtesë në Buxhetin e vitit 2017 për pastrimin e krejt rrjedhës së kanalit. Mirëpo pas ngjarjeve në rajonin e Shkupit dhe rrezikut që i kanoset banorëve pranë këtij kanali, me qëllim të parandalimit të çfarëdolloj rreziku dhe pasojë që mund të shkaktohet nga përmbytjet dhe vërshimet e mundshme, për banorët dhe pronën e tyre, Komuna e Strugës kërkon urgjentisht nga pushteti qendror që të gjejë mënyrën e duhur për t’iu ardhur në ndihmë banorëve (qoftë ajo edhe naftë për makineritë që do të punojnë në oastrimin e kanalit).
Komuna ka caktuar komision të veçantë për këtë çështje, i cili ka dalur dhe ka kryer inspektimet e nevojshme në vend dhe po merr të gjitha masat e nevojshne ligjore për zgjidhjen e problemit.
Në foton e parë paraqiten fotografi nga përmbytjet të bëra në vitin 2010, ndërsa në foton e dytë mund të vëreni gjendjen momentale të kanalit.
Gjithashtu Ju njoftojmë se që nga viti 2013 Komuna e Strugës ka intervenuar dhe ka pastruar rreth 90% të kanaleve problematike që përmbytnin fushën e Strugës dhe fshatrave përreth.

 

Comments