STRUGA, QYTETI TURISTIK PA INFO-QENDËR TURISTIKE!
Në Strugë prej vitesh mungon një zyrë informacioni ku turistët e vendit dhe të huaj do të merrnin një pasqyrë më të detajuar për ofertën në rrafshin turistik, kulturor apo edhe në atë të trashëgimisë.Deri në vitin 2009 një zyrë e tillë ishte funksionale dhe mbështetej nga donatorë të huaj, në bazë të një projekti i cili ishte i afatizuar në kohë dhe që atëherë pavarsisht premtimeve një zyrë e tillë nuk ka funksionuar.Për shumë njohës të turizmit, mosfunksionimi i kësaj zyre është një hendikep për vizitorët që për herë të parë qëndrojnë në Strugë dhe të cilët në masën më të madhe nuk kanë informacionin e duhur për kapacitet që ka Struga në sferën hotelerike, kulturore si dhe detaje të tjera, të cilat turistët mund t’i mësojnë në këtë infoqendër. Kjo zyrë gjithashtu do të ishte edhe si një urë ndërlidhëse edhe me sektorin privat që jep dhoma me qira, biznes ky që ka lulëzuar viteve të fundit.”Nëse një zyrë e tillë do të ishte funksionale, turistët do të kurseheshin nga endja rrugëve të qytetit në kërkim të kapaciteteve hotelerike, shtëpive private që japin dhoma me qira apo informacioneve të tjera me vlerë për to”, potencojnë njohësit e turizmit strugan.Ndërkohë nga Sektori për Turizëm në Komunën e Strugës në disa raste kanë pranuar faktin që kjo zyrë është më se e nevojshme për turizmin duke thënë se hapja e një zyre të tillë është në planet e pushtetit vendor. Madje nga ky sektor vitin e kaluar u tha se me gjasë gjatë vitit 2016 info-qendra turistike do të jetë funksionale . Gazeta ‘’KOHA’’,tentoi të marri një prononcim zyrtar nga Komuna e Strugës se përse një zyrë e tillë nuk funsionon, nga aty nuk morëm asnjë prononcim për këtë cështje edhe pas insistimit tone.Hapja e qendrave informative për turistët është praktikë në të gjitha vendet turistike, nga ku vizituesit informohen për lokacionet historiko-kulturore, akomodimin, zbavitjen dhe nevoja të tjera.Mungesa e një zyrë të tillë në Strugë pavarsisht gadishmërisë verbale të autoriteteve vendore që nga viti 2009 e deri më sot se do të investohen për hapjen e një zyre të tillë tregon se fjalë ka pasur por gadishmëri asnjëherë .KOHA/