Strugë, alarmante, më pak shqiptarë, e më shumë maqedonas në shkollat e mesme të Strugës
Nxënësit shqiptarë në shkollën e mesme të Strugës cdo vit e më shumë po pakësohen duke humbur kështu epërsinë numerike që kanë pasur kohët e fundit në raport me etnitetet tjera që vijojnë mësimet në shkollën e këtij qyteti, njofton Drini.mk
Rënia e numrit të nxënësve shqiptarë në Strugë por edhe në gjithë Maqedoninë është një tregues i rrezikshëm i cili nxjerr në pah realitetin e zymtë të mirqënies të shqiptarëve në Maqedoni. Migrimi vlerësohet faktori kryesor i shprazjes së shkollave nga shqiptarët por edhe i vendbanimeve në tërësi dhe kjo vjen si pasojë e kushteve të vështira ekonomike dhe paprespektivës të krijuar nga sistemi aktual politik.