Strugë: Edhe ish gazetari Vinca në mesin e votuesve fantom!

383
fresco

midle
kshz-3

655 banorë të qytetit të Strugës dhe rajonit përreth tij bëjnë pjesë në listën e votuesve të dyshimtë të publikuar nga KSHZ-ja. Alsat-M ka pyetur disa prej tyre nëse janë të befasuar, madje në mesin e tyre takoi edhe arkitektin Ali Hisa dhe ish gazetari Shpend Vinca.

“Unë me familjen time, diku 12-13 anëtarë jemi në këtë listën, në thonjëza ose pa thonjëza ta themi, listën fantom. Ne jemi qytetar real, jetojmë në Strugë, kemi letërnjoftim të Strugës nuk jemi jashtë, të gjithë jemi aty. E keqja më e madhe është se tash unë shkova në Strugë ditën e premte të regjistrohem, aty kërkoheshin fotokopje të letërnjoftimit, aparat fotokopjues aty nuk kishte. Duhej të shkoj në qytet dhe të kthehem përsëri aty, kështu që e lash”, deklaroi Shpend Vinca, ish gazetar.

Hisa tha se në zyrën e KSHZ-së në Strugë ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe pret zgjidhje të problemit. Struganët thonë se shumica e atyre që janë në këtë listë jetojnë jashtë vendit, por ende kanë adresat e vendbanimit në Strugë.

“Jemi të befasuar shumë dhe për herë të parë dëgjoj prej juve. Kam edhe letërnjoftim dhe pasaportë…. edhe makina është në emrin tim. Më herët jetoja në Tetovë, tani në Strugë. Këtu në Maqedoni jetoj prej 10 vjetësh pasi u ktheva nga Kroacia”, tha Omer Memet, pronar byrektoreje.

Comments