Strugë, festivali “Këngë Jeho”, Sela: Ndalën mjetet, por se ndalën dot festivalin

199

Në tre netët e këitj festivali do të shpalosen vlerat artistike, koreografike, kostumografike si dhe ato etnokulturore kombëtare shqiptare. Ky festival është një dasëm e madhe, një sofër e shtruar tash e 25 vjet, që përkundër vështërsive të shumta, megjithatë ka mbijetuar.
“Kjo festë është shëndruar në një dasëm ku Struga e ka mbajtur shtruar 25  vjet me rradhë. Ky nuk është përvjetor thjeshtë I festivalit por I këngës dhe valles së bukur shqipe Është përvjetor I rralle sepse promovuan identitetin e kulturës tonë të bukur kombëtare”, tha Dilaver Lloga, drejtor i festivalit “Këngë Jeho”.
Për festivalin e sivjemë,  Ministria e kulturës ka ndarë vetëm 7 mijë euro, dhe harxhimet e shumta të kësaj feste të madhe të këngës shqipe, i ka mbuluar komuna e Strugës dhe afaristët lokalë. Kreu I Strugës akuzon këshilltarët maqedonas se u munduan me cdo mjet të pengojnë financat për festivalin, njëjtë sic bën pushteti qëndror me pjesën që I takon kulturës shqiptare në buxhet.
“Buxheti qendror si në Strugë, Kërcovë, Gostivar, Tetov si në Cair mban zero denar dotacione për kulturë për komuna që janë me shumicë shqiptare. Edhe atë pak pushtet që e kemi po mundohemi që ti mbeshtesim kulturën tonë por fundë fundi ne kemi nevoja për ushqim shpirtërore kjo është kultura. Mezi aritëm që të kalojmë në këshillin e Komunës së Strugës para nje jave buxhetin për këtë festival. Në qoftë se nuk e dini, janë këshilltarët maqedonas ato të cilët e kanë parimin e badinterit në dorë dhe shumicën dyfishtë me të cilën na bllokojnë. Si do që të jetë ne jemi mbledhur këtu për të ju treguar se ne nuk do të dorëzohemi, sa më tepër do të duhen të na ndalin që ne të tregojmë kulturën tonë, ajo aq më tepër do të zhvillohej dhe sa më tepër do të mundohen që të largojnë nga shtepija tona ne aq më tepër do të rezistojmë dhe do të rime këtu edhe nga inati”, tha Zijadin Sela, kryetar i komunës së Strugës.
Në skenë e festivalit  do të ngjiten 13 ansamble dhe shoqëri kulturore-artistike nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, dhe ansambli i shqiptarëve nga Bursa e Turqisë. Festivali do të transmetohet drejtpërdrejt në TVM 2 dhe në TVM 2 sat.
Comments