Strugë, komisioni heton punën e gurthyesit

88

Moebel THEMA

gurethyes

Inspektorët e mjedisit jetësor dhe këshilltarë të komunës do të hulumtojnë nëse në rajonin e Strugës ekzistojnë ndërmarrje gurthyesish. Për këtë qëllim u formua një komision që duhet të konÞrmojë se sa ndërmarrje funksionojnë në rajonin e Strugës, sa prej tyre kanë leje pune
dhe a ka prej tyre që punojnë ilegalisht. Autoritetet lokale thonë se lejet për hapjen e ndërmarrjeve të gurthyesve i jep Ministria e
Ekonomisë dhe Ekologjisë.
“Nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ne si administratë e komunës apo kryetari. Ne nuk kemi kurrfarë kompetenca në dhënien e koncesioneve ose funksionimit të këtyre minierave”, tha Abdulla Qazomoski, kryetar i Këshillit të komunës Strugë.
Alarmi për problemin me gurëthyesit arriti këto ditë nga banorët e fshatit Labunishtë. Ata thonë se numri i rritur i këtyre ndërmarrjeve po bëhet alarmante. Komisioni në teren duhet të del ditët e ardhshme ndërsa më herët duhet të bëhet shqyrtimi i dokumentacionit të plotë të kompanive që nxjerrin gurë.

Comments