Strugë, Korpusi i Paqes feston 20 vjetorin



Korpusi i Paqes feston 20 vjetorin e prezencës së Korpusit të Paqes në Maqedoni. Nga viti 1996, vullnetarët e Korpusit të Paqes punojnë nëpër mbi 85 komuna, duke ndihmuar kështu zhvillimin e bashkësive. Ata punojnë edhe nëpër shkolla, në mësimdhënien e gjuhës angleze. Më shumë se 630 vullnetar kanë punuar së bashku me njerëzit e Maqedonisë, duke shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira, dhe duke ndarë kulturat e Maqedonis dhe Amerikës.
Gjatë muajit tetor, këndet amerikan në Shkup, Shtip, Strugë, Tetovë dhe Manastir do të jenë nikoqir të evenimenteve kushtuar vullnetarizmit dhe ndikimit pozitiv që ka Korpusi i Paqes në Maqedoni.
– 12 tetor – prezantimi i vullnetarëve në Këndin Amerikan Strugë; ngjyrosja e gardhit të shkollës “Vllezërit Milladinovci”- objekti i vjetër dhe ulëseve në Parkun e Poezisë së bashku me vullnetarët (nga 11:00 deri 14:00).
Misioni i Korpusit të Paqes
Korpusi i Paqes nga Amerika është themeluar në vitin 1961 nga presidenti Xhon Kenedi. Korpusi i Paqes ka tre qëllime: të ndihmojë shtetet e interesuara në përmbushjen e nevojave të tyre me individë të trajnuar; të promovojë njohjen më të mirë të amerikanëve përmes vullnetarëve që shërbejnë; si edhe të promovojë njohjen më të mirë të popujve të ndryshën nga ana e amerikanëve. Përmes këtyre qëllimeve
vullnetarët e Korpusit të Paqes punojnë për të nxitur paqe në komunitetin ndërkombëtar dhe mirëkuptim në mes njerëzve me kultura dhe trashigimi të ndryshme.