Strugë, Sela shkarkon drejtorin e çerdhes “Dielli” (VIDEO)

155

Moebel THEMA

Mayor smiling Struga web

Kryetarit i Strugës, Zijadin Sela sot ka shkarkuar drejtorin e çerdhes “Dielli”, Sasho Kleçaroski, për shkak të moszgjidhjes së problemeve të grumbulluara. Alsat disa herë ka informuar për problemet me të cilat ballafaqohen fëmijët në këtë çerdhe, siç është mungesa e kushteve hapësinore dhe listat e gjata të pritjes për pranim. Drejtori i shkarkuar nuk deshi të komentoj ndërrimin e tij.

Nga LSDM- Strugë thonë se bëhet fjalë për lojë parazgjedhore politike të koalicionit në pushtet në Strugë, mes VMRO DPMNE-së dhe Zijadin Selës.

Shpjegojnë se VMRO dhe Sela në periudhën e kaluar kanë pasur mundësi të zgjidhin problemin me hapësirën, të sigurojnë kuadrin e nevojshëm dhe t’i sigurojnë të gjitha kushtet sipas ligjit. Në vend të Kleçaroskit është emëruar drejtore e re.

Comments