Studeniçan, BDI dhe PDSH vazhdojnë garën në rundin e dytë

269

Komisioni Shtetëtorë i Zgjedhjeve në faqen zyrtare ka publikuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale për komunën e Studeniçanit. Prej votave të përpunuara në gjithsej 31 vendvotime, në këtë komunë prin kandidati i PDSH-së, Azem Sadiki me 2.935 vota të fituara, respektivisht ose me 38,70 për qind të votave. I dyti renditet Ejup Abazi nga BDI me 31,85 për qind të votave, përkatësisht me 2.415 vota të fituara. Sipas rezultateve, kandidati i BDI-së dhe PDSH-së shkojnë në balotazh.

Comments