Studentët në Ferizaj djegin diplomat

Organizata “Demokracia Studentore” para Kuvendit Komunal në Ferizaj ka djegur diplomat e fotokopjuara për të treguar se në këtë qytet nuk ka më vend për ata që studiojnë dhe diplomojnë.
Sipas tyre, ky vend është bërë vatër e nepotizmit dhe klientelizmit partiak, njofton Klan Kosova.
“Komuna nuk po i jep qasje studentëve për punësim, Sfarqa po punëson militant të LDK-së dhe asnjë student tjetër, arsyeja e djegies së diplomave është se nëse kryetari punëson pa diploma, pse na duhet të kemi diploma”, ka thënë kryetari i kësaj organizate, Mexhid Ramusa.