Studentët “thumbojnë” me pyetje kryeprokuroren Janeva (Video)

310

 

 

Kryeprokurorja speciale Katica Janeva doli para studentëve për të treguar rolin e PSP-së por u thumbua për çështje për të cilat studentët dyshonin se nuk ka pasur drejtësi. Ata kërkuan të dinë se përse PSP-ja nuk ka marr masa të duhura për të parandaluar ikjen e Gruevskit. Janeva tha se këtë pyetje duhet ta adresojnë në gjykatë, duke e quajtur Gruevskin, qyqarë frikacak!

Ju si prokurore a mendoni se nuk keni bërë mjaftueshëm për parandalimin e arratisjes së Gruevskit? Kur them ashtu, mendoj në pjesën e marrjes së masave konkrete, jo siç ishte marrja e pasaportës e cila mendoj se nuk ishte e mjaftueshme. Si ndiheni ju kur padrejtësia bëhet drejtësi?

 

MOMENTI PSIKOLOGJIK I GRUEVSKIT GJATË GJITHË KOHËS ISHTE SE AI ASNJËHERË NUK DO TË IKË, NË TË KUNDËRTËN, THOSHTE MË AKUZONI VETËM MUA, NUK ËSHTË PATJETËR GJITHË TË TJERËT, VETËM MUA MË GJYKONI NDËRSA UNË DO TË SHKOJ NË BURG PËR TË GJITHË DHE UNË JAM PËRGJEGJËS PËR GJITHÇKA NË SHTET. NË FUND DOLI QË PIKËRISHT AI I PARI IKU. PRA BËHET FJALË PËR NJË QYQAR FRIKACAK. ATË NUK E KEMI DITUR PËR MOMENTIN, E KEMI DITUR “HERO” POR DOLI QYQARË- U PËRGJIGJ JANEVA.

Studentët u interesuan edhe për hetimet e papërfunduara të rastit të Soptit dhe Monstrës.

A keni informacione se kur do të zbardhen rastet e montuara, pra Sopoti dhe Monstra?

LËNDA E SOPOTIT ËSHTË TËRHEQUR NGA ANA E PSP-SË, NË PJESËN E HETIMIT SE KUSH ËSHTË DORASI I VËRTETË – ËSHTË VËNË KONTAKT ME ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE DHE NUK VARET E GJITHA NGA PSP-JA KËTU KA KOMPETENCA EDHE GJYKATA PËR TË DREJTË NDËRKOMBËTARE. POR SHPRESOJ SE DO TË IA DALIM. KEMI DISA INDICIE NË RASTIN E SOPOTIT SE KUSH ËSHTË DORASI I VËRTETË POR ENDE NUK KEMI ARDHUR NË PËRFUNDIM. “MONSTA” GJITHASHTU PO GJYKOHET!- U PËRGJIGJ JANEVA.

Janeva, si faktorë në sistemin e drejtësisë në vend, u ballafaqua edhe me disa pyetje dhe akuza tjera nga studentët për avancimin e çështjes shqiptare në vend./alsat/

Comments