Studimi shton shpresat për jetëgjatësinë/ Pas moshës 105-vjeçare ulet rreziku nga vdekja

363

Dieta ushqimore, aktiviteti fizik dhe avancimi i mjekësisë dhe teknologjisë ka bërë që nga viti në vit të rritet jetëgjatësia.

Një studim i fundit na ka surprizuar me konkluzionet përfundimtare, ku pretendon se pas moshës 105-vjeçare, rreziku i vdekjes te njerëzit ngadalësohet, e në disa raste ulet.

Vendet e 100-vjeçarëve sot vazhdojnë të konsiderohen Japonia dhe Italia, e në të dyja rastet, faktorë kryesorë të këtij fenomeni konsiderohen dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik.

Por shkrimi në revistën “Science” tregon se maksimumi i caktuar i jetëgjatësisë nuk është mbërritur ende, dhe ajo e njerëzve faktikisht po vjen në rritje.

Raporti i ri tregon se rreziku i vdekjes në moshën 50-vjeçare është 3 herë më i lartë sesa kur je 30-vjeç, por nëse kalon 105-vjetorin, ai bie me 50%. Kjo përkthehet se do kemi 50% më shumë mundësi për ta shtyrë edhe një tjetër vit.

Comments