Stuhia godet Japoninë, 27 viktima e disa te zhdukur

225

Stuhitë dhe reshjet e dendura që kanë përfshirë Japoninë perëndimore dhe qendrore kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 27 personave dhe humbjen e 47 të tjerëve….

Autoritetet kanë dhënë urdhrin për evakuim nga shtëpitë e tyre për më shumë se 1.6 milionë njerëzve, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme. Situata vijon të jetë e rënduar në terren.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se shirat e dendur do të vazhdojnë ende, ndërsa autoritete japin alarmin se numri i viktimave mund të rritet, pasi lumenjtë e dalë nga shtratet kanë përmbytur qindra shtëpi ndërsa tokat janë të tejngopura me ujë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit qeveritar bëri të ditur se rreth 48,000 policë, zjarrfikës dhe anëtarë të Forcave të Vetë-Mbrojtjes të Japonisë iu përgjigjën apelit për ndihmë.

Comments