Subvencionet bujqësore, kërkohet model i ri i sigurimit në fushën e bujqësisë

428
fresco

Ministria e Bujqësisë është duke analizuar aplikimin e një modeli të ri të sigurimit në këtë fushë, pasi modeli aktual, edhe krahas subvencioneve nuk i jep efektet e duhura…

Në dy vitet e fundit është përgjysmuar numri i polisave të lidhura bujqësore. Nëse në vitin 2015 ka pasur rreth 5 mijë polisa sigurimi, vitin e kaluar kompanitë e sigurimit kanë lidhur mezi dy mijë.

Drejtori i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimit, Klime Popovski thotë mestaraisht, në bazë vjetore deri më tani në sektorin e bujqësisë për sigurim nga fatkeqësitë elementare janë paguar nga 300 milionë denarë, duke shtuar se kanë analiza të gatshme, pas çka pritet të ketë edhe zgjidhje konkrete.

Vetëm përmes partneritetit publiko- privat mund të gjendet zgjidhje afatgjate për zhvillimin e sigurimeve në bujqësi. Për këtë sot jemi këtu, me nismë të ministrit të fillojmë debate publike prej ku do të gjejmë zgjidhje përkatëse”, deklaroi Klime Popovski, Drejtori i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimit.

Comments